Ilirjan Celibashi sqaron dy opsionet që po diskutohen për votën e diasporës

Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi deklaroi gjatë mbledhjes së sotme se ende nuk është marrë një vendim mbi mënyrën se si do të votojë diaspora. Ai zbuloi se po shqyrtohen dy mënyra, njëra përmes postës dhe tjetra përmes email-it të inkriptuar

“Sa i përket mënyrës së votimit akoma nuk kemi vendosur. Në grupin e punës janë dy mënyra, njëra është përmes postës dhe njëra që ka të bëjë me dërgimin përmes email-it të fletës së votimit, përmes një mënyre të inkriptuar. Votimi nëpër ambasada është teorik si opsion, por unë e shoh pothuajse të pamundur”, u shpreh Celibashi gjatë bashkëbisedimit me gazetarët.

I pyetur lidhur me modelin e fletës së votimit që do të aplikohet në zgjedhjet e 25 prillit, nëse kandidatët do të jenë me emra apo numra, Celibashi tha se KQZ nuk ka preferenca, por vendimmarrja do të varet nga numri i subjekteve në garë.

“Nuk kemi asnjë lloj preference. Do varet nga numri i subjekteve që do të jenë në fletën e votimit. Ka një  interes nga partitë  politike që të mos jenë numrat, por emrat në fletët e votimit. E mira do ishte që në fletë të jenë edhe emrat, por varet nga numri i subjekteve në fletën e votimit. Shpresoj që partitë ti qasen në mënyrë realiste kësaj çështjeje, por besoj se do të gjejmë konsensus. Nuk mund të miratojmë një fletë votimi, ku një parti ka kundërshti të mëdha për këtë gjë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme