Imami në Mitrovicë, reciton poezi për Erdoganin në xhami (Video)

Kosova dhe kosovarët janë gjetur ndërmjet dy taborëve sa i përket zhvillimeve të fundit në Turqi. Një pjesë janë kundër presidentit turk Erdogan, të cilin bazuar në veprimet e viteve të fundit, e cilësojnë si një person që ka nisur të marrë rrugën e diktatorit, ndërsa të tjerë e mbrojnë duke i cilësuar si të pavërteta dhe tendencioze deklarimet e grupit tjetër.

Por në anën tjetër, ka shumë shqiptarë që e mbështesin atë duke e konsideruar edhe si shpëtimtar të shqiptarëve, ndonëse nuk ka asnjë të dhënë se çfarë ka bërë për ta.

Sidoqoftë, mbështetja më e madhe duket se Erdoganit i shkon nga klerikët fetarë islam në Kosovë, si në rastin e imamit Fatmir Latifaj.

Madje për të kanë filluar të shkruhen edhe poezi e që recitohen nga imamët gjatë predikimeve të tyre fetare në xhami, raporton lajmi.net.

Imami në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë, sipas përshkrimit që i ka bërë vetës në llogarinë e tij në facebook, shquhet për hytbet e tij emocionues. “Dhe jo rrallë i bëjnë të rrjedhin lotët të pranishmëve”, shkruan Latifaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme