Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rrahjen e imamit Zeqir Berisha nga Lupçi i Podujevës.
Policia ka thënë në një komunikatë se informatën e ka marrë rreth orës 22:00, shkruan lajmi.net.
Berisha sipas Policisë është gjetur i lënduar rëndë, shkruan lajmi.net.
Në lidhje me rastin janë arrestuar tre persona.
Postimi i plotë:
Arrestohen tre persona të dyshuar për vrasje në tentativë
Mbrëmë rreth orës 22:00, policia ka marrë informacionin se në fshatin Lupç i poshtëm të Podujevës, është gjetë një person i lënduar rëndë.
Personi i lënduar Z.B. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Podujevës menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të arrestojnë tre persona të dyshuar.
Personat e arrestuar:
1.B.M, mashkul 27vjeç
2.A.M, mashkul 28vjeç dhe
3.Sh.M mashkul 25vjeç,
pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tyre është iniciuar rasti vrasje në tentativë.