Inceneratorët/ Dilema e “arratisjes” së Alqi Bllakos, avokati zbulon ku ishte ish-deputeti kur policia nuk e gjeti në shtëpi

Avokati Sokol Hazizaj ka zbuluar se ku ishte ish-deputeti Alqi Bllako kur u mor vendimi për arrestimin e tij.

I ftuar ne emisionin “Opinion” Hazizaj tha se ai ishte ne shtepine e nje mikut te tij dhe ne momentin kur është njohur me masën është dorëzuar ne polici.

“Ky shtetas në asnjë moment nuk i është larguar masës së gjykatës së Shkallës së Parë. Po e priste te shtëpia e një mikut të vet. I vajti lajmi dhe shkoi dhe u dorëzua”, tha Hazizaj.

Nga ana tjetër, avokati ka shpjeguar edhe foton nga avioni, duke hedhur poshtë një largim te tij jashtë vendit.

“Ishte një foto që po kthehesha nga jashtë kur mora vesh lajmin. Qëlloi që ishte për 1 prillin”, ka deklaruar Hazizaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme