Incident në Shkup, disa të lënduar, mes tyre edhe 16 vjeçare

Mbrëmë rreth orës 22 e 40 min në Shkup në bulevardin “Partizanski Odredi” në një lokal ka ndodhur prishja e rendit publik ku kanë marr pjesë tetë persona të panjohur, prej të cilëve pesë në njërën anë dhe tre në anën tjetër.

Pas një zënke paraprake midis tyre ka pasuar rrahja ku janë përdorur lëndë të ndryshme dhe pjesë nga inventari të lokalit.

Në rrahje është lënduar një vajzë gjashtëmbëdhjetë vjeçare dhe M.T.(21) nga Prilepi. Pas prishjes së rendit publik të gjithë personat e përfshirë kanë ikur nga vendngjarja. Pas kryerjes së konsultimeve me Prokurorin publik, ngjarja është e kualifikuar si vepër penale, dhunë.

Po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësve dhe zbardhjen e tërësishme të rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme