Incidenti i armatosur në Tetovë, policia në kërkim të autorëve

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Policia është vënë në kërkim të dy personave që mbrëmë rreth mesnatës, gjuajtën me armë zjarri në drejtim të një shtëpie në Tetovë, në rrugën e Ilindenit. Të lënduar nuk ka, vetëm dëme materiale. Policia e Tetovës njoftoi se ka gjetur makinën e cila dyshohet se është përdor nga sulmuesit, ndërkohë që e njëjta ishte denoncuar dy orë përpara se të ndodhte incidenti, se i është marrë nën kërcënim me armë dy personave nga Tetova.

“Rreth orës 1:45 minuta, policë të SPB Tetovë, kanë gjetur veturën e cila dyshohet se është përdorur nga personat që kanë shtënë me armë zjarri, pra Folksvagen Polo, e cila më vonë është konstatuar se është raportuar rreth orës 22 e 30 minuta se është marrë nën kërcënim me armë zjarri, nga personat F dhe N. A. nga Tetova. Punohet në zbardhjen e plotë të rastit, pra pjesëtarë të policisë së Tetovës janë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete pas çka do të merren edhe masat adekuate”, deklaroi Fatmir Rexhepi. Zëdhënës i SPB Tetovë.

Nga Sektori i punëve të brendshme të Tetovës nuk bëjnë të ditur nëse kanë njohuri për identitetin e gjuajtësve, por sipas informatave të televizionit Alsat, ngjarja e mbrëmshme ka të bëj me gjuajtjen me armë që ndodhi më 11 janar të këtij viti ku mbetën të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve humbi jetën më vonë në Spitalin klinik të Shkupit. Personi i cili dyshohet se ka gjuajtur në drejtim të objektit familjar të M.T, dyshohet të jetë vëllai i dy personave që u plagosën tek spitali klinik i Tetovës. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme