Inflacioni në maj arriti në rreth 12% rriten çmimet, bie vlera e pagës

Gazetar: Andrea Çobanova

Inflacioni ka thyer rekord të ri. Enti Shtetëror i Statistikave ka njoftuar për rritje të inflacionit për 12.1 për qind në muajin maj, ndërsa në nivel vjetor prej 11.9 për qind. Buka, vaji i gatimit dhe çmimi i qumështit janë tre produktet që janë rritur nga 15 deri në 40 për qind. Çmimi i sheqerit është rritur me 6,7 për qind, kafeja dhe çaji me 3,1 për qind, ndërsa mishi me 2,5 për qind.

Kostoja e jetesës në maj të këtij viti krahasuar me muajin paraprak është rritur me dy për qind kurse cmimet me pakicë me 1.5 për qind. Komuniteti i biznesit thotë se vendi është në një krizë të rëndë, me çmimet e larta të energjisë elektrike që rrezikojnë kompanitë të mbyllin bizneset e tyre.

“Ne mendojmë se qeveria synon qytetarët, jo kompanitë. Mendojmë se ajo rrugë nuk është e mirë, për të mos thënë e gabuar. Por unë mendoj se korrigjimi duhet të vazhdojë. Nuk guxojmë ta ndalim aktivitetin ekonomik, duhet ta mbajmë aktivitetin ekonomik, sepse me mbylljen e kompanive dhe pushimin nga puna do të kemi një hendek më të madh në një pasiguri të tillë dhe mund të jetë katastrofik”, deklaroi Branko Azeski-kryetar i Odës Ekonomike.

Rritja e çmimeve në fillim të këtij muaji ndodhi pas shfuqizimit të masave të qeverisë. Për dy ditë, të gjitha produktet bazë shiten për 5 deri në 20 denarë më shtrenjtë. Sipas njoftimeve të Qeverisë, deri në fund të javës do të dihet nëse do të ketë sërish ndërhyrje në çmime. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme