INPO: Ahmeti po shkel ligjin

Me një kumtesë të v eten shpreh shqetësimin për shkak të mos formimit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Janë bërë më shumë se një muaj që kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti e ka dhënë betimin e tij, porse ky trup nuk është konstituuar, transmeton Koha.

Megjithëkëtë kryetari Ahmeti nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të formuar këtë Këshill, i cili do të kontribuonte në sigurinë e qytetarëve të komunës.

Mosfunksionalizimi i KKSB-së, tregon neglizhencën e qeverisjes aktuale kundrejt politikave efektive në interes të sigurisë së qytetarëve.

Kumtesa i bën thirrje Kryetarit të Komunës që ta adresojë menjëherë formimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, si parakusht minimal për mbikëqyrjen e aspektit të sigurisë dhe trajtimin e çështjeve që lidhen me sigurinë publike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme