Inspeksioni mbyll përkohësisht 5 lokale të masazhit në Prishtinë

Komuna e Prishtinës, gjegjësisht drejtoria e Inspeksionit, ka zhvilluar gjatë ditës së djeshme në aksion për mbylljen e lokaleve të masazhit.

Gjatë këtij aksioni të ekipeve të Inspekcionit u mbyllën përkohësisht 5 lokale të masazhit në Kryeqytet, për shkak të mungesës së pëlqimit sanitar.

“Gjoba nga 1,000 euro për të gjitha ato, gjoba të tjera për pirje të duhanit në hapësira të mbyllura, si dhe gjoba për mungesë të librezave sanitare në disa të tjera”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Më tej, sqarohet se Drejtoria e Inspekcionit ka kompetencë vetëm për kontroll sanitar në këto lokale, e jo edhe për mbikëqyrjen e veprimtarisë së tyre.

Image

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme