Gazetar: Evi Shkopi
– Advertisements –
Inspektorati i Mjedisit ka në dispozicion vetëm 18 inspektorë për të monitoruar të gjithë territorin e Maqedonisë, shkruan Alsat.
Nëse së shpejti nuk bëhen punësime të reja, ky numër do të ulet edhe më shumë, sepse disa nga inspektorët janë para pensionimit. Sipas ushtruesit të detyrës, drejtor i Inspektoratit të Mjedisit, Sreten Stojkovski, gjendja është veçanërisht kritike sa u përket inspektorëve për ekonominë e ujërave, ku për momentin duhet të pranohen më së paku 2.
“Për momentin kemi në dispozicion 18 inspektorë, ndërsa sipas sistematizimit janë paraparë të jenë 42 inspektorë. Tani problematike është edhe fakti që disa nga inspektorët janë në moshë të thyer, pra mbi 60 vjeç dhe është e nevojshme që ata të zëvendësohen sa më shpejt, që të mund të trajnohen. Sepse e dimë se koha për të pranuar inspektorët është 3 deri 5 muaj, dhe trajnimi zgjat një vit. Pra, tashmë është koha të pranohen inspektorë të rinj”, deklaroi Sreten Stojkovski- u.d drejtor i Inspektoratit të Mjedisit.
Drejtori Stojkovski thotë se vitet e fundit është rritur vetëdija e një pjese të qytetarëve për ruajtjen e mjedisit dhe, siç thotë, shumë paraqitje i bëjnë vet ata në mënyrën online. Kërkesat më të shpeshta në këtë periudhë, thotë ai, kanë të bëjnë me pastrimin e shtretërve të lumenjve.
“Gjithashtu kemi edhe paraqitje për hedhje të mbeturinave të rrezikshme ose jo në vende të palejuara, ndezje të deponive që nuk plotësojnë standartet.02:29 Ne këtë vit dërguam kërkesë deri tek Ministria e Financave për miratim të planit vjetor për punësim, ku parashikohen 6 punësime, prej të cilëve 3 inspektorë. Në rrjedhë e sipër është edhe konkursi për punësimin e dy inspektorëve për mbrojtjen e mjedisit. Shkresën na e kthyen, sepse prisnim të miratohej buxheti. Tani që buxheti u miratua, do ta dërgojmë përsëri”, tha Sreten Stojkovski- u.d drejtor i Inspektoratit të Mjedisit.
Mungesa e automjeteve është një tjetër problem për këtë institucion. Për vitin e ardhshëm Inspektorati ka parashikuar blerjen e dy veturave, të cilat, siç thotë drejtori Stojkovski, përsëri nuk janë të mjaftueshëm duke pasur parasysh se Mali Sharr tashmë është park kombëtarë, ndërsa edhe numri i hidrocentraleve të vogla është rritur. Pavarësisht kërkesave, furnizimi me automjete nuk është aprovuar. /Alsat.mk