Inspektorati i Tregut ka kryer 131 kontrolle ndaj tregtarëve që shesin peleta

Inspektorati i Tregut ka kryer 131 kontrolle ndaj tregtarëve që shesin peleta.

Alsat mëson se Inspektorati ka vërtetuar shtatë parregullsi, ku edhe janë marrë masat përkatëse. Në katër kompani nuk është gjetur evidencë ndërsa dy nuk i kanë plotësuar kushtet për kryerjen e veprimtarisë.

Vetëm në një kompani nuk ka pasur evidencë për kryerjen e tregtisë. Nga ky institucion thonë se marzha sillet prej 10% deri në 40%. Gjobat për shkeljet sillen prej 200 deri në 800 euro për person juridik.

Raporti për gjendjen me shitjen e peletave është dorëzuar në Qeveri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme