Instagrami do të cenzurojë postimet

Instagram do të heqë të gjitha imazhet  ku paraqitën vetëlëndimet, ka thënë  shefi i platformës.

Ky veprim vjen pas kritikave se Instagram nuk bën mjaftueshëm për të hequr postimet ku shihen njerëzit duke  që lënduar veten dhe vetëvrasjet pas vdekjes së nxënësit Molly Russell.

Inspektor i Instagram, Adam Mosseri deklaroi se kompania më parë kishte lejuar përdoruesit  të shpërndajnë imazhe ku shihen vetëlëndimet. Por do të ndryshojë politikën e saj për të ndaluar këto poste.

“Historikisht, ne kemi lejuar postime që kanë pasur imazhe të tilla sepse njerëzit nganjëherë duhet të tregojnë historitë e tyre – por ne nuk kemi lejuar asgjë që ka  promovuar  vetëlëndimin”, ka thënë  ai për BBC.

Por tani e tutje nuk do lejohen pastime të tilla.

Për momentin përdoruesit duhet të raportojnë postimet e tilla dhe Instagram do t’i fshijë, por kompania është duke punuar që automatikisht të detektohen dhe të fshihen keto pastime.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme