Institut/ 22-vjeçari përplas me motor qytetaren, përfundojnë të dy në spital! (DETAJET)

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Institut ku një motoçikletë ka përplasur një këmbësore.

Policia bën me dije se drejtuesi i motoçikletës dhe 50-vjeçarja e aksidentuar janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 26.07.2022, në Institut, shtetasi V. D., 22 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij ka aksidentuar shtetasen M. Gj., 50 vjeçe.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe shtetasja M. Gj, dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, bën me dije policia./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme