Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Zvezdë, Maliq.
Policia bën me dije se një 10-vjeçar është dëmtuar aksidentalisht në trup, si pasojë e goditjes nga një kalë.
Më pas, i mituri është çuar në Spitalin e Korçës nga familjarët e tij rreth orës 21:00. Nga ana tjetër, hetuesit po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 26.07.2022, rreth orës 21:00, në Spitalin e Korçës është shoqëruar nga familjarët e tij, një i mitur 10-vjeçar, nga fshati Zvezdë, Maliq, i cili është dëmtuar aksidentalisht në trup, si pasojë e goditjes nga një kafshë pune (kalë). Aktualisht i mituri, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./GSH



