Intelektualët shqiptarë bëjnë apel për ndryshime

Më shumë se 50 intelektualë shqiptarë në Shkup kanë dërguar një apel që gjatë procesit të zhvillimit të bisedimeve me partitë që marrin mandatin të kenë parasysh me problemet dhe gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet shteti në shumë aspekte. Në letër thuhet se pjesa dërmuese e votuesve në mbarë shtetin janë përcaktuar për ndryshime, kurse në segmantin shqiptar kemi dyfish më tepër që kanë votuar për ndryshime nga ata që kanë përkrahur gjendjen ekzistuese.

“Duhet pas parasysh se OBRM-PDUKM-ja akoma udhëhiqet nga persona që kanë përgjeqësi për gjendjen katastrofale në çdo segment të jetës shoqërore e politike dhe sitë tillë nuk gëzojnë kredibilitet që edhe mëtej të udhëheqin me shtetin. Këtu janë dyshimet serioze për përfshirjen e tyre në megaskandale, shkatërimin einstitucioneve, shembjen e proceseve euroatllantikedhe shkeljen mbi dinjitetin njerëzor;Gjendja ekonomike dhe sociale në shtet është sjellë gjer në mjerim, me ç’rast nga shteti janë shpërngul afro një të treat erinisë, kuadro vitale për të cilat shumë janë harxhuar, kurse shtetet normale tani i marrin si prodhim të gatshëm”.

Ata kanë thënë se pjesa dërmuese e votave të fituara nga DPMNE janë jokredibile dhe jolegjitime, pasi janë siguruar, jo me merita, por me përbuzje, mashtrim dhe frikësim të votuesve.

“Borxhi i shtetit është dyfishuar kurse mirëqenia sociale është përgjysmuar. Tani çdo qytetar dhe çdo fëmi që lindë ka borxh 2,5 mijë euro borxhe dhe 2,5 mijë euro të vjedhura. Kjo do të ketë pasoja të rënda për gjeneratat e ardhshme;Marrëveshjet me cilindo mandatar të bëhen jo me prapavijë për ruajtjen e regjimit ekzistues dhe interesave grupore, por me synim racional që vendi të orientohet drejtë demokratizimit, zhvillimit, hapjes së perspektivave, realizimit të barazisë dhe mirëqenies etnike në shtet, si dhe integrimit të vërtetë të RM në NATO dhe EU”.

Në mesin e intelektualëve që kanë nënshkruar këtë apel janë edhe profesorët universitar Osman Kadriu, Mersel Bilalli, Aurora Ndrio Karameti, Ibish Kadriu, Bashkim Selmani, analisti politik Ismet Ramadani dhe të tjerë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme