Dialogu acaroi raportet, nuk i normalizoi

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë, i nisur në vitin 2011, duhet të ridizajnohet. Kështu kanë vlerësuar njohësit e çështjeve politike në vend, pas provokimeve të vazhdueshme të palës serbe në drejtim të Kosovës.

Në anën tjetër, sipas përfaqësuesve të partive opozitare, dialogu i nisur vite më parë tashmë është kthyer në pikën zero, veçmas pas tensioneve të fundit, përfshirë këtu ndërtimin e murit në veri, arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe nisjen e trenit rus për në Kosovë. Andaj, sipas tyre, bisedimet me Serbinë kështu si janë duke u zhvilluar tani nuk duhet të vazhdojnë më tutje.

Por, ministrja për dialog, Edita Tahiri, ka thënë se dialogu nuk mund të ndërpritet sado që një gjë të tillë e kërkon opozita. Sipas saj, Kosova do t’i bëjë trysni Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

“Kosova do të angazhohet për zbatimin e marrëveshjeve të pazbatuara deri më tani dhe do të angazhohet që përmes BE-së dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë që t’i bëjnë trysni Serbisë për t’i zbatuar marrëveshjet dhe që të angazhohet në frymën e fqinjësisë së mirë dhe jo kundër saj”, është shprehur ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme