Inter Miami zyrtarizon Sergio Busquetsin

Sergio Busquets zyrtarizohet te Inter Miami.

Pas Lionel Messit, Inter Miami ka zyrtarizuar edhe nënshkrimin me Sergio Busquetsin.

Legjenda spanjolle ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2025, shkruan Gazeta Express.

Busquets te klubi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kaluar si futbollist i lirë.

35-vjeçari të gjithë karrierën e ka kaluar te Barcelona, nga ku u largua këtë verë.

Ai ka fituar gjithçka që është e mundur gjatë periudhës 15-vjeçare në ekipin e parë katalunas.

Sergio Busquets gjithashtu ka fituar edhe trofe me Spanjën, në Kampionat Evropian dhe Kupën e Botës gjithashtu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme