Interi eliminon Porton dhe kalon në çerekfinale të Ligën e Kampionëve

Interit i mjafton fitorja në ndeshjen e parë, eliminon Porton dhe kalon në çerekfinale të LK.

Interi ka siguruar kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadrës së drejtuar nga Simone Inzaghi i mjaftoi barazimi sonte në ndeshjen e kthimit ndaj Portos, për të vazhduar rrugëtimin në garën më prestigjioze për klube, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Dragao” përfundoi baras dhe pa gola.

Portugezët e dominuan ndeshjen me posedim dhe raste, por nuk ia dolën assesi të shënonin, teksa në fundin e ndeshjes ishte shtylla që ia mohoi golin në dy raste.

Vlen të theksohet se sulmuesi i vendasve, Pepe, u përjashtua nga ndeshja në fundin e saj, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Kësisoj, “Nerazzurrët” kalojnë tutje falë fitores 1:0 në ndeshjen e parë.

Interi kundërshtarin e fazës çerekfinale do ta mësojë pas tërheqjes së shortit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme