Interneti në gjithë botën do të ndërpritet për 24 orë brenda vitit 2017, ka parashikuar një ekspert i sigurisë.
Çdo dhjetor sjell parashikime të reja për vitin që do vjen, por pretendimet se në vitin 2017 interneti do të ndërpritet plotësisht për 24 orë ka gjasa që të bëhen realitet.
Në vend të një goditje nga ndonjë meteor ose një përhapje të ndonjë virusi të ri, nëse kjo do të ndodhte do të ishte një ‘horror’ për gjithë njerëzimin.
Sipas një eksperti të sigurisë nga LogRhythm në SHBA, një sulm kibernetik i shkallës së lartë vitin e ardhshëm jo që mund të jetë i mundshëm, por ka shumë gjasa të ndodh, transmeton Gazeta Express.
Kjo jo vetëm që do të pengonte qasjen tuaj në Facebook, por do të kishte pasoja katastrofike në të gjithë botën.
“Nëse interneti bie, tregjet financiare do të fundosen”, shtoi Carder. Ai tha për Business Insider se kriminelët kibernetikë tashmë janë duke punuar në diçka, përderisa tha se ata janë duke “testuar disa raketa duke i gjuajtur ato në oqean”.