Duke filluar nga kjo javë, intervista “Saktë” do të transmetohet çdo të premte, në ora 22 :15.
Këtë të premte do të mund ta ndiqni intervistën me Lutfi Hazirin, kryetar i Gjilanit dhe nënkryetar i LDK’së.
Haziri ka folur lidhur me sfidat me të cilat është ballafaquar gjatë kësaj qeverisje në Gjilan, lidhur me zhvillimet dhe funkcionimin e LDK, veprimet e qeverisë. Po ashtu, ai ka folur edhe për raportet me partnerin qeveritar PDK – në, mundësinë e kandidimit të Arban Abrashit në Prishtinë, lincimet politike, gjykatën speciale, vrasjet e pasluftës dhe shumë tema të tjera.
Intervista “Saktë” është bashkërealizim i portalit Sakte.net dhe televizionit First Channel, ndërsa nga kjo javë do të fillojë të transmetohet çdo të të premte në ora 22:15./Sakte.net