Intervistë Lubomir Gjurçevski, ish-kryeshef në MPB, rikthim i arsimit të mesëm policor

Qeveria kishte informacion se me kërkesë të Ministrisë së Brendshme po shqyrtohet futja e reformave në akademinë e policisë, domethënë aplikimi i arsimit të mesëm, çfarë mendoni për atë ide, çfarë do të ndryshojë konkretisht në lidhje me trajnimet për punonjësit e policisë deri më tani?

Shiko, kjo nuk është një ide aktuale, kështu që kjo ide do të thotë që shumë prej nesh oficerët më të vjetër të policisë, tani pensionistë, të cilët folën dhe theksuan se personeli më i mirë i policisë vinte gjithmonë nga arsimi i mesëm policor, dhe kjo është arsyeja pse sukseset e policisë në periudhën e mëparshme ishin të dukshme dhe kjo është arsyeja pse qytetarët janë mësuar me shkallën e lartë të sigurisë të prodhuar nga ata punonjës policie. Është normale që disa ndryshime ligjore që janë bërë, veçanërisht periudha pas vitit 2012 dhe ndryshimet në ligjin për Procedurën Penale dhe revokimi i disa prej kompetencave të punonjësve të policisë, duke shkurtuar më tej të drejtën e përdorimit të informatorëve dhe rrjetit të bashkëpunëtorëve, kanë kontribuar që autoriteti i policisë të bjerë në një nivel shumë të ulët, domethënë besimi i qytetarëve në polici, si dhe ajo që themi se për vite me radhë ka pasur një politikë të papërshtatshme të personelit me një shkallë të lartë partishmërie.

Shkalla e lartë e partizimit ka bërë që në polici të hyjnë persona me vepra penale, persona që nuk e dimë se si e kanë kryer arsimin e mesëm dhe nëse e kanë edhe atë arsim të mesëm dhe janë gjetur në atë kurs policor që zgjati prej gjashtë muaj deri në një vit, në varësi të  gjeneratës, dhe është normale që kur ke strukturë të tillë kadrovike, produkti përfundimtar do të jetë shumë më i dobët. Shpesh them se punonjësit e policisë, për shkak të mosnjohjes së rregulloreve ligjore, ndonjëherë kanë frikë të ndërmarrin veprime të caktuara zyrtare, që janë të autorizuar me ligj. Të gjitha këto ishin përparësi për punonjësit e policisë që dilnin nga arsimi i mesëm policor sepse ishte sistem edukimi në të cilin punonjësit e policisë që në fillimet e tyre të hershme në arsim mësonin të drejtën penale, të drejtën kundërvajtëse, të drejtën administrative, të gjitha procedurat, ligjin e sigurisë së qarkullimit në trafik, kompetencat e tyre që dalin nga rregulloret ligjore, do të thotë nga rregullat e shërbimit për kryerjen e punëve në fushën e sigurisë publike e kështu me radhë, dhe të gjitha këto ishin lëndë që mësoheshin në programin mësimor në vitin e dytë, tretë dhe të katërt. Pra, mësimi i përgjithshëm ka qenë vetëm në vitin e parë të shkollës së mesme policore dhe për këtë është nxjerrë kuadër i tillë. Tani, mënyra se si do të financohet dhe kështu me radhë, duhet të shihen të gjitha opsionet, të gjitha mundësitë, mundësia buxhetore e Republikës së Maqedonisë që të financojë të gjitha siç është financuar në një periudhë të caktuar kohore, por avantazhet që do t’i ketë shteti janë të mëdha sepse, ja për shembull unë jam nxënës i arsimit të mesëm policor, kishim detyrim ligjor tetë vjet, që do të thotë, pas mbarimit të arsimit të mesëm duhet të punosh tetë vjet në polici, nuk lejohet të largoheni nga policia, që ta ktheni investimin që shteti e ka bërë për arsimimin tuaj.

Dhe si rrjedhojë normalisht se nga ky arsim i mesëm më tutje ndiqet më lehtë ndiqet zhvillimi i kuadrove në policinë, udhëzimin e tyre në fakultetin për siguri atëherë, tani akademia policore dhe fakultetet tjera nga fusha e shkencave kriminalistike dhe shkencave të sigurisë, kështu që, keni do të thotë shqyrtim të përhershëm dhe të saktë në zhvillimin kadrovik të nëpunësit policor duke filluar nga aderimi i tij në sistemin e arsimimit të tij deri në pensionimin e tij, e jo si deri tani, ju nuk dini çfarë pranoni dhe nëse merrni parasysh nivelin e lartë të partizimit që ndodhi ju sot keni zgjidhje kadrovike që marrin të drejtën eprorëve të caktuar policor t’u thonë se atë e ka pranuar partia dhe ai i shërben rreptësishtë partisë, ndërsa nuk i shërben shtetit. Prandaj unë jam ithtar, këtë ide që e kam  filluar në një media tjetër që në vitin 2013, se zgjidhja më e mirë është kthimi i arsimit të mesëm policor, e jo këto konkurse me 300, 400, 500 kandidat për të cilët e dimë se çfarë nuk na ka ardhur, kush, çfarë hyn, për arsye se sistemi i mesëm në të cilin partitë politike do të keni ndikim shumë të vogël. (Besoni se do të ulet partizimi) Unë pohoj se së paku për rreth 50 për qind në fillim do të ulet partizimi, për arsye se ju kur do të merrni nxënësin në arsimin e mesëm policor në moshën e tij 14 ose 15 vjeçe, menjëherë pas mbarimit të nëntëvjeçares dhe kur do ta trajnoni për katër vjet dhe do ta arsimoni për ushtrimin e punëve ligjore, pra atë që e thash në fushën e së drejtës penale, në fushën e kundërvajtjes, në fushën e së drejtës administrative, kushtetuese, njohje të ligjeve, ligjit të sigurisë në komunikacion, rregullat për ushtrimin e shërbimit të sigurisë publike etj., pra, e gjithë kjo do të kontribuojë për ato katër vite dhe dikush të dëshirojë, partia të mos mund të ndikojë te një fëmijë 15 vjeç dhe tashmë në moshën 19 vjeçe fitoni produkt të gatshëm që nuk mendon në aspektin partiak. / alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme