Investimet në Kosovë: Gjermania investitori më i madh

Vlera e investimeve të huaja në Kosovë gjatë 10 muajve të parë të vitit 2022 është 649.5 milionë euro. Kjo do të thotë se çdo muaj në Kosovë erdhën mesatarisht rreth 65 milionë euro.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Republika e Gjermanisë ishte investitori më i madh në Kosovë, duke shënuar një investim direkt prej 181.9 milionë eurosh brenda 10 muajve të vitit 2022.

Gjermania është që disa vjet donatori më i madh bilateral dhe investitori më i madh i huaj në Kosovë. Berlini zyrtar ka shprehur gatishmërinë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të reformave që e bëjnë atë të përshtatshme për një të ardhme në Bashkimin Evropian, njofton Diaspora Today.

Në vendin e dytë, kur është fjala për investime në Kosovë, është Zvicra me gjithsej 153.8 milionë euro, pastaj shtetet e Bashkuara të Amerikës me 79.8 milionë euro, kurse Shqipëria është e katërta me 62.1 milionë euro të investuara në Kosovë. Investimet të huaja pati edhe nga vendet tjera por me vlera më të ulëta.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme