Inzaghi gjen fajtorët e humbjes nga Barcelona

Inzaghi: Mbrojtja ishte pasive, Onana nuk ka bërë pritje të mëdha.

Interi ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, ku është mposhtur nga Bayern Munich me rezultat të pastër 0-2.

Ka qenë një ndeshje e dominuar nga bavarezët që ishin gjatë gjithë kohës më të mirë se skuadra vendase.

Pas ndeshjes trajner i Interit, Simone Inzaghi ka thënë se ndaj skuadrave si Bayerni duhet bëah ndeshje perfekte për ta evituar humbjen.

“Kemi bërë 20 minutat e parë ku kemi hyrë në fushë shumë të kontraktuar. Jemi ndeshur me një skuadër të jashtëzakonshme, intensive, një nga më të fortat në Evropë. Te goli i parë duhej të bënim më mirë si skuadër, pastaj u përmirësuam dhe krijuam shumë situata, duke gabuar teknikisht pasimin e fundit”.

“Në pjesën e dytë bëmë presion, kishim raste me Dzekon dhe Correan. Ndaj skuadrave të tilla duhet të bësh ndeshjen perfekte që nuk ndodhi, por përballeshim me një kundërshtar me një cilësi shumë të lartë”, tha Inzaghi.

Ai foli edhe për pozicionimin e mbrojtësve që ishin pasiv në golat e pësuar.

“Jam dakord me atë që thoni se mbrojtësit ishin pasiv te golat. E kam rishikuar golin, duhej të mbulonim topin pasi e dinim që bënin lëvizje të tillë. Pastaj Sane bëri një gol të shkëlqyer por sigurisht që duhej të bënim më mirë pasi e dimë që kundër skuadrave të caktuara, për të siguruar një ndeshje duhet të jesh perfekt”, vazhdoi tutje Inzaghi.

Andre Onana ishte në portë nga minuta e parë, por duket se trajneri Inzaghi nuk është bindur nga portieri kamerunas.

Përkundër se Onana bëri disa pritje të shkëlqyera, Inzaghi ka befasuar duke thënë se kamerunasi nuk ka bërë shumë.

“Nuk kujtoj pritje të mëdha nga Onana,mendoj sa kanë bërë pritje të njëjta me Neuer”.

“Por duhej të ishim më të aftë në leximin e lojës pasi kanë lojtarë që në çdo moment mund të të krijojnë situata. Nuk duhej të pësonim golin e dytë në minutën e 67-të pasi ndeshja ishte e hapur”, deklaroi Inzagi.

Ndeshjen e radhës Neroazzurët në Grupin C do ta zhvillojnë në udhëtim te Viktoria Plzen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme