iPhone 8: Publikohen dëshmi se Apple po punon në modelin e ri të iPhone me ekranin e lakuar

Thashethemet lidhur me modelet e reja të iPhone shkojnë aq larg, sa thonë se Apple po planifikon të ofrojë edhe një model të iPhone me ekran të lakuar. Mirëpo tani ka edhe më shumë dëshmi se Apple do të nisë një iPhone me ekranin fleksibël në një të ardhme jo shumë të largët.

Me telefonat fleksibël dhe modelet e telefonave të cilëve ju palohet ekrani që konsiderohen gjerësisht si e e ardhmja e hapësirës së telefonave të mençur, thashethemet tani janë përhapur duke thënë se edhe Apple mund të lëshojë një iPhone fleksibël sa më shpejt që të jetë e mundur.

Sipas disa burimeve të paverifikuara thuhet se Apple madje ka bërë edhe një kërkesë zyrtare për patentimin e kësaj pajisje.

Sipas paraqitjes së patentës, Apple është duke punuar në “një ekran fleksibil që është i lëvizshëm në mes të një pozite të paluar dhe një pozicioni tjetër të shpalosur.”

Modeli i ri i telefonit të planifikuar nga Apple thuhet se ka aftësi reaktive të mundësuar nga sensori që zbulon nëse ekrani fleksibël është në pozicionin e paluar ose pozitën e shpalosur.

Patenta e fundit nga Apple e përcakton edhe panelin e ekranit fleksibil, ndërsa përmendet edhe se telefoni i ardhshëm do të duhet të shfaqë një qark fleksibil dhe një bateri fleksibile me baterinë që është poashtu fleksibile.

Megjithatë, edhepse thuhet se modeli i ri i iPhone do të vijë me ndryshime revolucionare, nuk ka pritje që Apple do ta prezantojë këtë model së shpejti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme