iPhone në vitin 2020 do të mundë ta implementojë ekranin 120Hz

Apple e ka implementuar në tabletin e vet iPad Pro ekranin 120Hz, i cili paraqet një nga karakteristikat kryesore të shitjes së pajisjes. Tani për tani, kompania ende nuk ka vendosur që të njëjtën karakteristikë ta implementojë edhe në telefonat e vet, por kjo mund të ndryshojë me modelet e iPhone për vitin 2020, raporton Ubergizmo.

Sipas informuesit Ice Universe, Apple po negocion me kompanitë Samsung dhe LG të cilat do të duhet të prodhojnë ekrane 120Hz për pajisjet e iPhone të vitit të ardhshëm. Sipas informatave, ekranet mund të kalojnë në mes 60Hz dhe 120Hz, shkruan KOHA DItore.

Arsyeja për këtë zgjidhje qëndron në faktin që normat e larta të rifreskimit e harxhojnë baterinë ndërsa mundësia që telefoni të kalojë në mes 60Hz dhe 120Hz do ta ofrojë një balancë midis displejit që punon në harmoni dhe nuk konsumon shumë bateri.

Sigurisht, bëhet fjalë vetëm për thashetheme, prandaj këto informacione duhet të merren me rezervë. Pritet që në muajt e ardhshëm mund të kemi më shumë detaje rreth planeve të Apple për modelet e veta të iPhone për vitin e ardhshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme