Apple ka lansuar një përditësim të madh për iPhone e iPads të hënën, me 9 karakteristika të reja
Përditësimet e mëdha përfshijnë “Find My AirPods” e të tjera në asistentin digjital Siri, të cilat shumica e përdoruesve nuk i kanë vërejtur.
Si pjesë e përditësimit të iOS 10.3, Apple ka ndryshuar një pjesë bazike në atë se si çdo iPhone e iPad punon, e cila është sistemi i fileve apo, në thelb se si kompjuteri i ruan të dhënat dhe ta dijë se si t’i gjejë ato.
Përditësimi i Apple për iPhone e iPads është Sistemi i fileve të Apple (Apple File System), nga “HFS+”, i cili fillimisht është zhvilluar para 30 viteve.
Ky është përditësimi më i mençur për të ardhmen.
Sistemi i Fileve të Apple ‘është optimizuar për memorie si Flash/SSD dhe ka enkriptim të fortë, e edhe ka përmirësuar bazat e sistemit të fileve’, e edhe i ndihmon iPhone dhe iPads që të punojnë më shumë.
Por kjo mund të jetë e rrezikshme, sepse sistemi i fileve në kompjuter është pjesë bazike e pajisjes, dhe ka shumë shanse që nëse diçka shkon keq, mund t;i fshijë përdoruesve të dhënat e tyre, raporton Business Insider, transmeton koha.net.
Por lajmi i mirë është se pas 12 orëve të lansimit të përditësimit, i cili është shkarkuar me miliona herë, duket se nuk ka ndonjë problem të madh me kalimin në AFS nga HDS+.
Një nga ankesat më të mëdha nga përdoruesit është se përditësimi merr shumë kohë për t’u instaluar.