Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka thënë sot në Teheran se vendi i tij e kundërshton prezencën e SHBA-së në bisedime për paqe në Siri, që do të mbahen në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, javën e ardhshme, pas vendimit të Rusisë dhe Turqisë për ta ftuar Uashingtonin.
“Ne s’i kemi ftuar ata, dhe jemi kundër prezencës së tyre,” ka thënë Zarif, raporton agjencia e lajmeve e Iranit “Tasnim”, përcjell Express.
SHBA-ja , e cila udhëhoqi përpjekjet e dështuar për të sjellë paqe në Siri vitin e kaluar, nuk është përfshirë në diplomacinë e fundit rreth konfliktit në Siri.
Ndërkohë, presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka thënë në një konferencë për media sot e cila u transmetua direkt në televizionin shtetëror, se: “Irani, Rusia dhe Turqia ia kanë dalë ta arrijnë vendosjen e një armëpushimi në Siri.. e kjo tregon se këto fuqi kanë ndikim.”