Irani e mbyll kufirin me Irakun

Irani e ka mbyllur sot kufirin e saj me Irakun verior si përgjigje ndaj referendumit për pavarësi të mbajtur muajin e kaluar në rajonin kurd, raporton agjencia iraniane e lajmeve, Tasnim.

“Duke marrë parasysh zhvillimet në Kurdistanin e Irakut, Irani e ka mbyllur portën kufitare “Bashmagh” me Irakun Kurdistan”, raporton Tasnim, përcjell Express.

Ndërsa muajin e kaluar, Irani i ndali fluturimet për dhe nga rajonet kurde në veri të Irakut, pas referendumit për pavarësi të Qeverisë Rajonale Autonome të Kurdistanit (KRG).

Teherani, po ashtu ka kryer edhe stërvitje ushtarake në kufirin kurd gjatë muajit të kaluar.

Teherani druhet nga shpërndarja e separatizmit në popullin e vet kurd, që numëron rreth tetë milionë banorë

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme