Irani s’do të lejojë asnjë anije amerikane cisternë amerikane të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit

Autoritetet iraniane kanë paralajmëruar sërish se mund të bllokojnë kalimin e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit për anijet që, sipas tyre, janë në shërbim të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.

Deklarata është bërë nga zëdhënësi i komandës së integruar të ushtrisë dhe Gardës Revolucionare iraniane, i cili theksoi se Irani nuk do të lejojë që energjia e rajonit të përdoret kundër interesave të tij.

 Sipas tij, “nuk do të lejojmë që as edhe një pikë nafte të kalojë përmes Ngushticës së Hormuzit në dobi të Amerikës dhe aleatëve të saj”. Deklarata vjen në një moment tensionesh të shtuara në rajonin e Gjirit Persik dhe lidhet me debatet ndërkombëtare mbi çmimet e energjisë dhe sanksionet ndaj Iranit.

Zëdhënësi paralajmëroi gjithashtu se nuk është e mundur që çmimet e naftës dhe energjisë të mbahen “artificialisht të ulëta”, duke lënë të kuptohet se politikat perëndimore dhe presionet ekonomike ndaj Teheranit mund të kenë pasoja për tregun global të energjisë.

Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë, pasi një pjesë e madhe e naftës së eksportuar nga vendet e Gjirit kalon përmes këtij kalimi strategjik detar.

Çdo kërcënim për bllokimin e saj mund të ndikojë drejtpërdrejt në tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe në stabilitetin gjeopolitik të rajonit.

Analistët paralajmërojnë se deklarata të tilla rrisin tensionet mes Iranit dhe Perëndimit, ndërsa komuniteti ndërkombëtar monitoron nga afër situatën në një nga pikat më të ndjeshme të transportit global të naftës.

© SYRI.ne

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme