Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, e ka kritikuar publikisht qeverinë e Shteteve të Bashkuara për mënyrën se si e ka trajtuar dhunën pas një tubimi të nacionalistëve të bardhë në charlottesville, Virginia, para disa ditësh.
“Nëse SHBA-ja ka pushtet, atëherë më mirë ta menaxhojë shtetin e vet; ta luftojë supremacinë e bardhë në vend se të përzihet në çështjet e vendeve tjera,” ka shkruar lideri iranian mbrëmë në llogarinë e vet në Twitter, transmeton Express.
Komentet e tij vijnë pas tubimit më të madh të supermacistëve të bardhë në tokën amerikane në dekadat e fundit, i cili u mbajt në Charlottesville këtë fundjavë.
Ky tubim u shndërrua në dhunë shumë shpejt, duke treguar për ndarje të gjera në shoqërinë amerikane.