Rustemiyan, zëvendësrektori i Universitetit të Mjekësisë së Teheranit, tha se brenda dhjetë viteve, sasia e duhanit të konsumuar është rritur nga 2.000 në 15.000 tonë.
Abdurrahman Rustemiyan, zëvendësrektori i Universitetit të Mjekësisë së Teheranit, tha se në Iran në vit harxhohen rreth një miliard dollarë për cigare dhe produkte të duhanit.
Këto komente Rustemiyan i ka bërë në fjalimin e tij në Konferencën rreth Duhanit dhe Politikës së Shëndetit të organizuar në kryeqytetin Teheran, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Iranit.
“Iranianët në vit shpenzojnë rreth një miliard dollarë për cigare dhe produkte të duhanit”, u shpreh ai.
Ai më tej ka thënë se për sëmundjet e shkaktuara nga cigarja shpenzohen 3,5 miliardë dollarë dhe shtoi se kjo situatë duhet parandaluar.
Rustemiyan gjithashtu tërhoqi vëmendjen se brenda dhjetë viteve, sasia e duhanit të konsumuar është rritur nga 2.000 në 15.000 tonë.