Irena Beqiraj: Vlora, konvikt i madh betoni pa identitet!

Nga Irena Beqiraj

Pas shumë vitesh vendosa të kaloj 3 ditë verore në qytetin tim të lindjes. Trafiku më detyroi t’i kaloj këto tre ditë jo në shtëpinë e prindërve, por në hotel afër detit.

Në ketë konvikt të madh betoni pa identitet nuk di si ta quaj veten vendase apo turiste.

Në Vlorën ku turizmi është shndërruar në një akt frenetik performance e dukje nën markën e turizmit elitar nuk mungojnë pishina prive për ata që harxhojnë 35,000 mijë lekë në klub, edhe për të pirë një kafe duhet të paguash 3,000 lekë vëtëm për hyrje, shprehja e Cecilie Hollberg, drejtoreshës së Gallerisë dell’Accademia në Firence, e cila thotë: “Sapo qyteti bëhet prostitutë, është e vështirë të kthehet përsëri në virgjëreshë”, është kaq aktuale.

Në Vlorën turistike, e keqpërdorur nga pronarë e menaxherë resortesh dallkaukë e të pasjellshëm, edhe deti m’u duk larg edhe pse isha afër tij.

Pranë detit ku u rrita ditët nuk janë më furra të buta ngrohtësie, edhe netët nuk janë në ninulla valësh ku mendja mund të qetësohet. Në buzë të detit ku u rrita të rrethuar tanimë nga katrahura e betonit, lulëzon çmenduria pa kuptim e të ashtuquajturit turizëm elitar të ofruar nga një tufë dallkaukësh të pangopur .

Këto ishin 3 ditët e fundit në Vlorë… në këtë qytet nuk dihem më vlonjate , por refuzoj të quhem edhe turiste e qytetit tim fatkeqësisht të kthyer në një prostitutë të pasjellshme!

The post Irena Beqiraj: Vlora, konvikt i madh betoni pa identitet! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme