Situata me zjarret/ 9 vatra aktive, të angazhuar mbi 450 forca dhe 5 mjete ajrore! Ja zonat më problematike

Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e situatës së zjarreve në vend deri në orën 14:00 të datës 12 gusht 2026, duke raportuar 9 vatra aktive në qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër, Dibër dhe Korçë.

Për përballimin e situatës vijon angazhimi i strukturave të Mbrojtjes Civile, Forcave të Armatosura, shërbimeve zjarrfikëse dhe strukturave të tjera. Nga ajri po operojnë 3 helikopterë të Forcës Ajrore dhe 2 avionë “Air Tractor”.

* Dajt, Tiranë – Në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës vijon operacioni me 22 forca të MZSH dhe ADZM, të mbështetura nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Në Priskë të Madhe po operojnë 15 efektivë dhe 4 automjete zjarrfikëse. Në të dyja rastet nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Drenie, Patos – Vijon puna për shuarjen e riaktivizimit të zjarrit. Forcat operacionale po mbështeten sot edhe nga 30 efektivë të FA-së dhe 1 autoambulancë, pas një angazhimi të konsiderueshëm të MZSH-së, Policisë, shërbimit pyjor dhe vullnetarëve.

* Krujë – Në lagjen Abaze operacioni vijon. Aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në lagjen Bojë, ku janë evidentuar dy vatra, forcat zjarrfikëse janë pozicionuar edhe pranë banesave dhe 1 helikopter i FA-së po operon nga ajri, me fokus mbrojtjen e tyre.

* Përmet – Në malin e Nëmerçkës dhe në Malin Dhëmbel vijon angazhimi. Në të dyja zonat nuk ka rrezik për banesat.

* Gurë-Lurë, Dibër – Një nga operacionet me angazhimin më të madh: mbi 220 forca nga MZSH, bashkia, vullnetarët, Policia, shërbimi pyjor, ADZM, AKMC, strukturat e emergjencave civile dhe FA. Nga ajri po operojnë 2 avionë Air Tractor. Forcat zjarrfikëse janë pozicionuar pranë banesave që mund të ekspozohen ndaj zjarrit.

* Mali i Moravës, Devoll – Vatra është izoluar dhe mbahet nën monitorim nga strukturat operacionale. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

“Në tërësi, mbi 450 forca rezultojnë të angazhuara vetëm në vatrat ku raporti jep shifra të plota për personelin, ndërsa kapacitetet ajrore të raportuara përfshijnë 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Prioritet mbetet mbrojtja e jetës dhe banesave, izolimi i vatrave dhe normalizimi i plotë i situatës”, thote ministria e Mbrojtjes.

The post Situata me zjarret/ 9 vatra aktive, të angazhuar mbi 450 forca dhe 5 mjete ajrore! Ja zonat më problematike appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme