Patriarku Irinej tha sot se Oliver Ivanoviq nuk e la Kosovën siç e quajti ai Serbia e vjetër me koston e jetës dhe se të shtënat ndaj tij ishin një goditje ndaj serbëve dhe Serbisë.
Në një deklaratë për vrasjen e kreut të Iniciativës Qytetare SDP, dje në veri të Mitrovicës, ai tha se ishte mirënjohës ndaj Ivanoviqit, i cili sipas tij ishte shembulli më i qartë i popullit të tij si dhe “për të gjitha gjërat e mira që bëri për popullin serb dhe kishën serbe”, transmeton Klan Kosova.