Irinej: Mos e dhashtë Zoti ta përdorim ushtrinë në Kosovë

Patriarku serb, Irinej, ka shfaqur besimin e tij se pas rastit të trenit, i cili të shtunën u nis nga Beogradi për të mos u lejuar të hyjë në Mitrovicë, duhet të mbizotërojë arsyeja dhe diplomacia.

Sipas tij, duhet gjetur mënyra njerëzore për të kapërcyer këtë situatë.

“Është detyrë e jona të mbrojmë popullin tonë. Më së miri do të ishte që diplomacia dhe arsyeja njerëzore ta bëjë të veten. Mos e dhashtë Zoti ta përdorim ushtrinë. Jemi lodhur nga gjakderdhja. Besoj se të gjithë së bashku do ta shmangim gjakderdhjen dhe të gjejmë një mënyrë njerëzore për të kapërcyer të gjitha”, ka thënë patriarku Irinej për “Kuririn” serb, transmeton Koha.net.

“Rasti me trenin tregon se në Kosovë po ndodh gjithçka që ne nuk dëshirojmë, dhe ne nuk dëshirojmë persekutimin e serbëve. Në Kosovë janë të pranishëm shqiptarët, por Kosova është tokë serbe. Serbët duhen mbrojtur”, ka thënë Irinej.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme