Uragani Irma ka bërë shkatërrime të mëdha në Karaibe, duke i shndërruar ishujt në rrënoja dhe duke lënë së paku shtatë njerëz të vdekur.
Ishulli Barbuda thuhet të jetë “mezi i banueshëm”, ndërsa zyrtarët paralajmërojnë se edhe territori francez i Shën Martinit është pothuajse i shkatërruar, njofton REL.
Irma, uragan i kategorisë pesë, nivelit më të lartë të mundshëm, është stuhia më e fuqishme në Atlantik brenda dhjetë vjetësh.
Ajo ka sjellë erëra deri në 295 kilometra në orë.
Të enjten pritet të kalojë pranë Republikës Domenikiane.