Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është duke qëndruar në Gjermani ku po vazhdon trajtimin mjekësor pas një problemi që i është paraqitur.
Këshilltari i tij, Besnik Berisha ka thënë për lajmi.net se gjendja shëndetësore e tij është drejt përmirësimit.
“Është në gjendje stabile dhe drejt përmirësimit. Fizioterapia është duke i vazhduar dhe rezultatet janë evidente kërkohet që edhe në ditët në vijim të vazhdohet e njëjta”, është shprehur Berisha.
Sipas tij, deri në fillimin e javës së ardhshme kuptohet se edhe sa ditë Mustafa duhet ta vazhdoj qëndrimin në fizioterapi.
Kujtojmë se javën e kaluar Isa Mustafa është shtrirë një spital në Prishtinë për shkak të një gripi, por me pas gjendja e tij është përkeqësuar dhe ka vazhduar trajtimin në Gjermani.