E hënë, 07 Nentor 2016 – Sakte.net /
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit që ka ndërruar jetë të shtunën në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
“Shpreh dhimbjen dhe hidhërimin për vdekjen e një të riu në burgun e Prizrenit. Shpreh ngushëllimet e mia, kërkoj që institucionet që bëjnë veprimet e pavarura që të konstatohet se çfarë ka ndodhur”, ka thënë Mustafa në mbledhjen e sotme të Qeverisë, njofton Klan Kosova.