Isa Mustafa takohet me banorë të Rugovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mbajti një takim në Pejë me dhjetëra aktivistë nga rajoni i Rugovës, lidhur me shënimin e vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas një kumtese të LDK-së, gjatë takimit janë shtjelluar argumentet e ndryshme lidhur me procesin e shënjimit të kufirit me Malin e Zi.

“Kryetari Mustafa ka dëgjuar të gjitha qëndrimet dhe ka shpalosur angazhimet e Qeverisë së Kosovës për të biseduar me të gjithë qytetarët e interesuar, subjektet dhe përfaqësuesit e organeve lokale e qendrore të cilët mund të kontribuojnë në sqarimin e plotë të procesit të shënjimit të kufirit me Malin e Zi”, thuhet në kumtesë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme