Isa Mustafa vendos përfundimisht se kënd do ta mbështes LDK-ja në Drenas!

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka vendosur se kënd do ta mbështes në balotazh për kryetar të Komunës së Drenasit.

Kështu të paktën thotë Bedri Nika, kandidat i LDK-së për kryetar të Drenasit, i cili u rendit 5 në zgjedhjet e së dielës.

Nika ka theksuar për Gazetën Blic se ai është kundër PDK-së, mirëpo e pranon se ai nuk vendos se kënd ta mbështes apo jo LDK-ja për zgjedhjet e 18 dhjetorit.

“Unë personalisht kam qenë kundër kësaj qeverisje. Por, nuk do të thotë kjo se e mbështeti ose nuk e mbështeti dikë personalisht, sepse  është zyrtare. Ne e kemi një zot shpije  që është Isa Mustafa, duhet të konsultohemi me të dhe të dalim me një qëndrim zyrtar”, i tha ai Gazetës Blic.

 
Bedri Nika, kandidatë i LDK-së për kryetar të Drenasit
Bedri Nika, kandidatë i LDK-së për kryetar të Drenasit

Në anën tjetër, lideri i LDK-së dje në një postim në Facebook kushtuar zgjedhjeve në Drenas, pos që nuk ka folur për rezultatin e zgjedhjeve atje, ai nuk e ka thënë as edhe një fjalë për balotazhin.

Ndërkohë, kandidati i Nismës për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj u ka thënë dje mediave se ai e ka mbështetjen e të gjitha partive opozitare në Drenas./ Gazeta Blic

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme