Ischinger: BE’ja duhet ta mbajë fjalën për zgjerim në Ballkan

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, deklaroi se perspektiva e anëtarësimit të vendeve të rajonit duhet të jetë e hapur.

Ai në një prononcim për mediat serbe ka shprehur besimin se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë.

Diplomati gjerman, i cili ka qenë i angazhuar në Ballkan përmes “Treshes” për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Kosovës, deklaroi se BE-ja duhet të mbajë fjalën që ka dhënë në Selanik vite më parë.

“Perspektiva e anëtarësimit për vendet e rajonit duhet të jetë e hapur dhe ne do të përpiqemi në këtë për të bindur kolegët francezë. Edhe pse francezët kanë të drejtë kur thonë se BE-ja duhet së pari të kryejë detyrat e veta të shtëpisë para se të vijnë në një situatë kur ka shumë vende anëtare. Ne kemi dy qëllime, zgjerimin dhe thellimin e BE-së”, tha Ischinger.

“Është e sigurt se në Berlin dhe askund tjetër nuk do të mohoj se perspektiva e afrimit me BE duhet të mbetet e hapur”, shtoi diplomati gjerman, transmeton KP.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme