Ischinger: Shumë larg nga zgjidhja Kosovë-Serbi

Eksperti gjerman për Ballkanin, Wolfgang Ischinger, hartues i planit për zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi sipas modelit të dy Gjermanive, për gazetën e Beogradit “Politika” ka thënë se zgjidhja për Kosovën nuk është afër.

Ka shtuar se do të ishte i pari që do ta përshëndeste, nëse ekziston, planin që ka përkrahje të gjerë në shoqërinë serbe e në parlament sikur të kishte përkrahje edhe në Kosovë.

Në këtë rast, sipas Ischingerit, do të krijoheshin bazat që të mos hapet fuçia e barutit dhe problemi i ri.

“Aktualisht jemi me milje, për të mos thënë me vite drite, larg këtyre bazave dhe kushteve dhe vetëm mund ta përshëndes atë që presidenti Vuçiq, siç ma ka thënë, tërë energjinë e vet do ta investojë për të arritur marrëveshje lidhur me këtë çështje”, citohet të ketë thënë Ischinger, transmeton Koha.net.

Ischingeri, i cili nga viti 2009 kryeson forumin më të madh botëror në të cilin shqyrtohen sfidat e botës bashkëkohore – Konferencën e Munihut për Siguri, këto ditë ka qëndruar në Beograd. Dhe atje ka pasur edhe një darkë punë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ata kanë biseduar për mundësin e arritjes së marrëveshjes Serbi-Kosovë.

Sipas asaj që përcjell “politika”, Ischinger ka thënë se problemi më i madh në rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës është njohja ndërkombëtare e njërit dhe tjetrit entitet. Ai ka përkujtuar se i ashtuquajturi plan i Ischengerit ka pasur temë përfundimin e marrëveshjes Beograd-Prishtinë pa njohje të ndërsjellë ndërkombëtare.

“Nuk ka mundur të ndryshojë dhe shumë gjë gjatë dhjetë vjetëve të shkuar. Edhe më tej problem i madh është njohja ndërkombëtare”, ka theksuar Ischinger.

Ai ka shtuar se ia vlen të mendohet nëse disa elemente të nga i ashtuquajturi plan i Icshingerit mund të zbatohen në situatën aktuale.

“Nëse dikush ka ndonjë plan më të mirë, duhet marrë. Megjithatë, nëse nuk ka, atëherë disa elemente të planit nga vitit 2007 mund të jenë të dobishëm”, mendon Ischinger, përcjell Koha.net.

“Nëse mund të arrihet marrëveshja ndërmjet Serbisë e Kosovës për ndryshimin e kufijve, nëse pajtohen dy qeveritë dhe dy parlamentet, atëherë, nga këndi ndërkombëtar, nuk ka pse të flitet kudër asaj zgjidhjeje”, ka përfunduar Ischinger.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme