Ish-banori i Big Brotherit të Shqipërisë zbulon dhuratat luksoze që mori pas daljes nga shtëpia

Ish-banori i BBVA-së ka zbuluar dhuratat luksoze që ka marrë pas daljes nga shtëpia.

Tan Brahimi ishte i ftuar në emisionin “Më prit në fundjavë” ku tregoi gjithë ndjesitë që po përjeton pas vëmendjes që mori nga loja e tij në ‘BBVIP’. Duket se pjesmarrja e tij ka krijuar akoma më shumë ndjekës për të madje nga ata edhe besnikë.

Ai tregoi se deri më tani ka marrë dy makina dhuratë. Nisur nga simpatia dhe dhuratat e publikut ai u pyet edhe për donacionet që bëhen në emër të tyre.

Duke folur për fondet që po mblidheshin për Luiz Ejllin ai tha se nuk shikon asgjë të keqë në këto nisma duke shtuar se ‘kush nuk i do lekët, apo dhuratat’ dhe se nuk do e kishte problem nëse për të do bëhej e njëjta gjë. Gjatë bisedës për jetën personale e familjare tha se ditët e para pas lojës televizive donte të shijonte çdo kohë të humbur me njerëzit e zemrës sidomos me fëmijët.

Tani tregoi se ka një lidhje shumë të fortë me kuajt, lidhje që e konsideron shumë unike për të. Këto kohë është folur shumë për raportet intime në shtëpinë e të famshmëve, ndërsa tregoi se gjatë kohës që ka qenë brenda s’ka parë diçka të tillë edhe pse nuk e shikon si diçka negative raportin intim në lojën televizive.

‘Nuk e di ç’kanë bërë poshtë çarçafit’ – shtoi duke qeshur Tani në ‘Më prit në fundjavë’. Zërave se ai u largua nga ‘Al Pazar’ pas një konflikti me Agron LLakaj iu përgjigje prerë ‘JO’.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme