Deri në përfundim të këtij muaji 65 deputet nga përbërja e kaluar parlamentare nëse nuk kthehen në vendet e vjetra të punës ose janë pa punë, kanë të drejtë që deri te Parlamenti i Republikës së Maqedonisë që të dërgojnë kërkesë për kompensim të pagës e cila sipas ligjit duhet që të jetë në varësi prej kohëzgjatjes së mandatit, por më së shumti deri në një vit, transmeton Tetova1.
Sipas informacioneve jo zyrtare të portalit Tetova1, deputetja Ermira Mehmeti veçse është duke u përgatitur për të dërguar një kërkesë të këtillë deri në Parlament, edhe pse është e angazhuar me honorar si këshilltare në Austri.
Këtë të drejtë, jo zyrtarisht portali Tetova1 merr vesh se do ta shfrytëzoje edhe Orhan Ibrahimi.