Ish-komandati i UÇK-së, njëherësh ish-deputet i PDK-së, Rrustem Mustafa ka komentuar çështjen e territorit të Kosovës.
Ai ka thënë se idetë për këmbim territoresh nuk mund të funksionojnë, transmeton Indeksonline.
Ky është komenti i tij i plotë:
Nuk mund të bëhen këmbim territoresh !
Për kohët që po vinë ne Gadishullin (Ballkanik) Ilirik nuk do të jetë domosdo saktësimi i vijave gjeografike.
Vendi ynë, kufizohet me vende ku në të kaluaren rreth e përqark jetojnë shqiptarët. Duke qenë kështu idet e menduara si këmbim territoresh nuk mundë të funksionojnë. Ne nuk mundemi të këmbejmë territor me territore ku në të kaluaren kanë qenë territore shqiptare.