Ish- kryeministri Bajram Rexhepi po lufton për jetën

Ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ndodhet i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ende nuk dihet zyrtarisht për cfarë arsye është shtruar në QKUK, Rexhepi, por siç merr vesh ‘Indeksonline’, ish kryetari i Mitrovës ka pësuar sulm në zemër.

Mjeku kujdestar ka thënë në kushte anonimiteti për ‘Indeksonline’, se gjendja e Rexhepit është kritike.

Ekipi i ‘Indeksonline’, aktualisht ndodhet në QKUK dhe do të sjell detaje për gjendjen shëndetësore të Bajram Rexhepit.