Ish-kryeministri italian: Kosova ka ecur përpara, është koha që i tërë rajoni të lëvizë drejt BE-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur ish-kryeministrin italian, Massimo D’Alema.

Thaçi e ka falënderuar ish-kryeministrin italian për angazhimin e tij për Kosovën dhe rajonin.

“Faleminderit për angazhimin tuaj personal, për përkrahjen për Kosovën dhe rajonin. Do të jemi mirënjohës përgjithmonë”, ka thënë ai.

Ndërsa ish-kryeministri italian ka thënë se Kosova ka ecur përpara.

“Kosova ka ecur përpara. Është koha që i tërë rajoni të lëvizë drejt BE-së”, u shpreh ai.

Thaçi dhe D’Alema kanë folur edhe për rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore në Ballkanin Perëndimor duke përmendur edhe rëndësinë e Samitit të Sofjes si konfirmim i perspektivës evropiane për rajonin tonë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme