Ish-kryeministri kroat kërkon punë në Kosovë e Shqipëri

Ish-kryeministri kroat, Zoran Milanoviq, ka qëndruar në një vizitë pune në Shqipëri ku është takuar me kryeministrin Edi Rama. Pas kësaj vizite, ai ka kaluar edhe në Kosovë.

Siç raporton portali kroat, “24sata”, transmeton Koha.net, Milanoviq pas daljes nga politika, ka vendosur të merret edhe me biznesin e tij privat, dhe kështu raportohet të jetë në diskutimet përfundimtare me përfaqësuesit e qeverive në Kosovë dhe Shqipëri.

“Puna e tij do të përfshinte shërbime këshillimore rreth afrimit me Bashkimin Evropian dhe me procedurat që kërkohen në përshtatjen e ligjeve të tyre, Kosovës dhe Shqipërisë, me sistemin evropian të drejtësisë”, shkruan portali në fjalë, transmeton Koha.net.

Sipas portalit kroat, marrëveshja pritet të nënshkruhet brenda një periudhe të shkurtër kohore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme