Ish-pjesëtari i UÇK’së që dizajnoi flamurin e Kosovës

Në kohën kur vendosja e flamurit të Republikës së Kosovës në hyrje të Prishtinës është temë diskutimi, flenë të përmendet se dizajnimin e po këtij flamuri e ka bërë një ish-ushtar i UÇK-së.


Është Muhamer Ibrahimi i cili e kishte fituar garën për dizajnimin e flamurit dhe të stemës së Republikës së Kosovës, me të cilat simbole edhe u shpall pavarësia e vendit.

Autori kishte dhënë sqarimet e tij se përse e kishte zgjedhur këtë dizajn.

Ai kishte theksuar se ngjyra e kaltër në flamurin e Republikës së Kosovës paraqet aspiratat e popullit të Kosovës për të ecur përpara drejt institucioneve euroatlantike, gjashtë yjet paraqesin komunitetet e barabarta të cilat jetojnë në vend, ndërsa për ngjyrën e arit të paraqitur në hartë, ka thënë se e ka për zemër.

Asokohe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas shpalljes së pavarësisë, autorin e kishte pritur në takim.

“Muhameri ka bërë një punë të mrekullueshme në atë konkurrencë të jashtëzakonshme profesionale. Ideal i luftës për liri tash po ngadhënjen edhe në betejën për dizajnimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës”, kishte deklaruar Thaçi./Insajderi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme