Arben Bilali që u ekzekutua sot në Selitë, mësohet se është plagosur 9 vite më parë pranë stadiumit Selman Stërmasi në Tiranë. Në atë kohë, ai arriti ti mbijetonte sulmit.
Policia hetoi në atë rast për një seri ngjarjesh me bazë hakmarrjen, pasi viktimës i kanë vrarë po ashtu vëllain, Leonard Bilali.
Vëllai i viktimës është vrarë në vitin 2010, ndërsa i ekzkutuari i sotëm u plagos rëndë në vitin 2008.
Për ngjarjen sot, mësohet se autorët kanë qënë dy persona.
Arben Bilali ka marrë dy plumba, një në kokë dhe tjetrin në gjoks.
Raportimet e parë tregojnë se viktima është qëlluar sot në drekë në të njëjtin vend ku i kanë vrarë dhe vëllain 9 vite më parë.
Viktima ka qënë mundës i Dinamos. /Gazeta Mapo/